Berati, tri ditë festival në një skenografi të gurtë

Jul 21, 2016 | 19:00
SHPËRNDAJE

Përveç bregdetit, një alternativë argëtimi për të mos u humbur vjen nga Berati. Qyteti i një mbi një dritareve, përveç një skenografie shekullore, pjesë e trashëgimisë kulturore botërore, ofron për tri ditë muzikë të mirë, ushqim tradicional e shumë aktivitete të tjera.

Nga konferenca e djeshme për Festivalin e Beratit
Nga konferenca e djeshme për Festivalin e Beratit

Festivali Multikulturor i Beratit vjen sot në edicionin e tij të tretë, pas dy edicioneve të suksesshme, që e kanë kthyer Beratin në vendin ku çdo vit tradita, kultura, arti dhe turizmi shkrihen së bashku. Dje, gjatë një konference për shtyp në ambientet e Ministrisë së Kulturës, që është edhe mbështetësja kryesore e këtij aktiviteti, së bashku me Bashkinë e Beratit, u prezantua kalendari i aktivitetit.

“Berati dhe Gjirokastra janë dy qytete të rëndësishme jo vetëm nga pikëpamja historike dhe kulturore, por edhe për trashëgiminë kulturore botërore. Vijojmë me Beratin jo vetëm për të treguar vlerat që ka ky qytet, por për të thënë, në radhë të parë, që Berati, Gjirokastra, por pse jo Korça e Shkodra janë jo vetëm kulturë, por qytete me potenciale të mëdha zhvillimi ekonomik dhe turistik”, u shpreh ministrja Mirela Kumbaro.

Posteri i Festivalit Multikulturor
Posteri i Festivalit Multikulturor

Mesazhi i këtij festivali është promovimi i kulturës dhe trashëgimisë shqiptare. “Nga njëri edicion në tjetrin interesi i publikut është dukshëm në rritje dhe ky fakt demonstron suksesin në përmbushjen e qëllimit kryesor që ky festival ka pasur që në gjenezën e vet, të promovojë vlerat e trashëgimisë kulturore, si dhe rigjallërimin e jetës kulturore në qytete”, u shpreh Juliana Sinani, drejtoreshë ekzekutive e organizatës “Njerëz dhe Ide”, një nga organizatorët e këtij aktiviteti.

Ashtu si edhe në edicionet e tjera, organizatorët kanë menduar një program të pasur, ku të gjejnë veten të gjithë, që nga adhuruesit e muzikës, te shijuesit e ushqimit tradicional të zonës. Gjallërinë këtij aktiviteti do t’ia japin grupe dhe këngëtarë të njohur, si “Asgjë sikur dielli”, Marsela Çibukaj, DJ gjerman Vito, Grupi “Jazz ALL IN”, të cilët do të interpretojnë live në skenat e ngritura në qytet.

“Me mënyrën tonë, përmes muzikës ne japin kontributin tonë për promovimin e vendit tonë. Për ne do të jetë një skenografi natyrale, historike e jashtëzakonshme”, u shpreh këngëtarja Marsela Çibukaj. Po ashtu nuk do të mungojnë edhe ekspozitat e ndryshme, panair libri, agrobiznesi e artizanati, forum fotografik

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura