Berat, pesë persona arrestohen për trafik droge, policia sekuestron rreth 17 mijë euro (FOTO)

Jul 28, 2015 | 20:31
SHPËRNDAJE

Pesë persona u arrestuan gjatë mesditës së sotme në fshatin Drobonik, në Berat, me akuzën e prodhimit dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Shuma parave dhe telefonat e sekuestruar nga policia
Shuma parave dhe telefonat e sekuestruar nga policia

Policia e Beratit thotë se si rezultat i hetimeve te kryera prej disa muajsh në kuadër të operacionit “BALLOLLI 2015”, mundësoi sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lëndësh narkotike dhe parash.

“Njëkohësisht po gjatë operacionit u sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 6 thasë plasmas të mbushur me lëndë narkotike te dyshuar mariuanë, me peshë rreth 20 kg, 2 automjete,  16 650 euro,  45.000 lekë të reja, si dhe 6 telefona celular”,-thuhet në njoftimin e policisë. 

Droga e sekuestruar
Droga e sekuestruar

Emrat e të arrestuarve sipas Policisë:

1.Vladimir Selenica, 47 vjeç, banues në Berat,

2.Mario Selamaj, 36 vjeç, banues në Urë Vajgurore,

3.Taro Ahmeti, 25 vjeç, banues në Berat,

4.Shpëtim Xhoxhaj, 35 vjeç, banues në Roskovec,

5.Paqësor Selenica, 25 vjeç, banues në Berat.

Untitled-16

Untitled-15

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura