Berat Gjimshiti përjashtohet nga Zyrihu, tani pa ekip

Jan 10, 2016 | 11:24
SHPËRNDAJE

Berat Gjimshiti mund të konsiderohet një futbollist i lirë dhe pa skuadër. Një komunikatë e Zyrihut ka bërë me dije se mbrojtësi shqiptar nuk do të përfshihet në ekip për fazën përgatitore që do të zhvillohet në Turqi.

auto_Alisaa1441631943
Mbrojtësi kuqezi ka kontratë deri në përfundim të sezonit, por me shumë gjasë vetë drejtuesit e klubit do të vendosin që ta lënë të lirë dhe të ketë një zgjidhje konsensuale të saj.

Mediat italiane e konsideruan një zbulim të rëndësishëm të Shqipërisë, por tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë skuadra që do të përfitojë nga shërbimet e të riut të talentuar që mund të luajë në qendër të mbrojtjes, por edhe nga krahët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura