Beqja nuk kënaqet me 1 pikë ndaj verilindorëve: Gati të thyejmë Kukësin

Dec 16, 2017 | 20:47
SHPËRNDAJE

Teuta kërkon të kthehet te fitorja në kampionat në sfidën me Kukësin, të vlefshme për javën e 15-të. “Na pret një ndeshje e rëndësishme kundër një kundërshtari të vështirë. Po e përgatisim me kujdes këtë takim me shpresën për ta fituar”, theksoi dje mbrojtësi Fabjan Beqja në intervistën për “Panorama Sport”.

Do kënaqeshit qoftë edhe me një pikë ndaj kampionëve?

T’ju them të drejtën, ne po e përgatisim ndeshjen për ta fituar dhe do të futemi në fushë me këtë qëllim. Besoj se Kukësi do të jetë më i kënaqur nëse ndeshja del barazim, pasi ne luajmë në shtëpinë tonë.

Beqaj444

Kush ka më tepër presion për të fituar ju apo Kukësi?

Presioni është prezent në çdo skuadër, ne i dimë objektivat tonë dhe po punojmë fort në stërvitje për të mos gabuar më.

A e kishit menduar se, pas atij fillimi mjaft të mirë, do të pozicionoheshit në vendet e fundit në klasifikim?

Të jem i sinqertë jo. Bëmë një fazë përgatitore në Itali në kushte të shkëlqyera dhe kishim shumë besim se do të bënim gjëra të mëdha këtë edicion. Gjithsesi, gara është e gjatë ka dhe shumë ndeshje përpara.

Ku qëndron problemi që pësoni shumë?

Ndoshta mungon eksperienca, pasi jemi një grup i ri. Realisht në shumë ndeshje kemi qenë edhe të pafat, pasi në gabimin e parë që bëjmë, e pësojmë. Po punojmë shumë në stërvitje për t’i minimizuar gabimet.

Drilon Xhepollari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura