Beqiri: Thaçi e ka luftuar Rugovën, tani po provon ta imitojë

Aug 25, 2018 | 8:36
SHPËRNDAJE

Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Hashim Thaçi, që dikur e luftonte Ibrahim Rugovën, sot po provon ta imitojë atë.

1

Në një intervistë për Klan Kosovën, Beqiri i është kundërpërgjigjur Thaçit në pretendimet e tij se ideja e sotshme që ai e proklamon për korrigjim kufijsh, derivon nga një ide e vet Rugovës për shkëmbim territoresh.

Por, Beqiri, deklaron se ky është tentim për devijim dhe shtrembërim të asaj çfarë ka menduar atëherë Rugova.

“Kjo është në vazhdën e tentimit ta devijojë dhe shtrembërojë atë që e ka thënë Rugova”.

“Nëse në një intervistë e ka thënë kalimthi, secili mund ta vërejë se si e ka thënë, kjo nuk duhet të merret argument nga Thaçi se ky ka të drejtë”, thotë, pos tjerash Beqiri.

Beqiri ka deklaruar gjithashtu se Thaçi “nga një njeri që e ka luftuar në të gjithë mënyrat tash po tregohet një imitues i dobët”. “Por, s’mund ta imitojë ai presidentin Rugova”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura