Beqaj reagon për vdekjen e nënës shtatzënë në maternitet

Sep 16, 2016 | 20:41
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë në një reagim të saj për vdekjen e 35-vjeçares në maternitetin “Koço Gliozheni”, thekson se do të bëhet” gjithçka është e mundur për të hedhur dritë mbi ngjarjen tragjike”.Ilir-Beqaj-1

Ministria e Shëndetësisë ka vënë menjëherë në dispozicion të autoriteteve të drejtësisë të gjithë informacionin e nevojshëm, duke mundësuar nisjen e një procesi gjithëpërfshirës të hetimit dhe zbardhjes së ngjarjes.

Në reagimin e dikasterit të Ilir Beqajt theksohet se, “bazuar në të gjitha faktet dhe informacionet e mbledhura, ngjarja nuk ka ndodhur as për mosprezencë të personelit mjekësor të shërbimit të urgjencës apo të qendrave universitare mjekësore në Tiranë, as për mungesë të infrastrukturës diagnostikuese, as për mungesë barnash apo materialesh mjekësore të nevojshme për trajtimin e pacientes në fjalë dhe as për mungesë të ofrimit të shërbimit të autoambulancës”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura