Beqaj nuk vjen në komision, Vokshi debat me deputeten e PS. Vasili: S’do dëgjojmë telendinë tuaj

Feb 3, 2016 | 11:42
SHPËRNDAJE

Ka pasur debate në mbledhjen e sotme të Komisionit të Shëndetësisë në lidhje me mungesën e ministrit Ilir Beqaj për të diskutuar për shkrirjen e Urgjencës.

Debati u zhvillua mes kryetares së komisionit Albana Vokshi, deptuetes së PS Klodiana Spahiu dhe deputetit të LSI Petrit Vasili.

vokshi_20834_0_9581

Sipas deputetes së PS-së, Vokshi ka vendosur orarin e mbledhjes së sotme në një orë që ministri nuk mund të jetë pasi ka mbledhje qeverie.

Por Vokshi tha se Beqaj ka shkelur Kushtetutën dhe se është talluar me mjekët.

Ndërsa Vasili ka “kërcënuar” se nëse do të vijohej me debate për procedura, do të braktiste komisionin.

Klodjana Spahiu: Në orën 11 të mërkurën është mbledhje qeverie.

Albana Vokshi: Ja dhanë të drejtën të zgjidhte orën, s’ka lidhje me mbledhjen e qeverisë, ka shkelur kushtetutën

Klodjana Spahiu: Ulni tonin dhe mundohuni të jeni korrekte kur shpreheni

Albana Vokshi: Ti mundohesh të mbrosh dicka që s’mund ta mbrosh

Klodjana Spahiu: Vendosët një mbledhje në orën 11 kur ministri nuk mund të jetë

Petrit Vasili: Elementët e karakterit procedurial diskutojini më vonë, s’ka nge njeri të dëgjojnë këtë telendillëkun që beni këtu, nëse s’keni interes të vazhdoni debatin unë i pari ngrihem dhe iki se unë kam ardhur të dëgjoj shqetësimin e këtij komuniteti, për këtë jemi mbledhur sot.

Albina Dedaj: Ministri është njoftuar që ditën e hënë por kjo provon papërgjegjshmërinë e ministrit të drejtësisë.


Debati ne komision per mungesen e Beqajt by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura