Beqaj e quajti ‘kafshë’, deputetja e PD: Ndjesa e tij s’ka asnjë vlerë

Nov 9, 2015 | 10:31
SHPËRNDAJE

Si cdo te enjte edhe kjo javë nuk kaloi dot pa “komplimentet” e deputetëve maxhorancë-opozitë ndaj njëri-tjetrit. Zakonisht jemi mësuar që burrat ofendohen mes tyre, ndërsa gratë i shpotitin më me finesë, por kësaj here situata rrëshqiti ca më rëndë. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, e quajti “kafshë” deputeten mirditore të PD-së, Albina Deda, teksa kjo e fundit po i kërkonte llogari rreth një djali të sëmurë rëndë, Kristi Maze, dhe që duhej ndërhyrje urgjente.

Albina Deda
Albina Deda

Si mjeke dhe anëtare e Komisionit të Shëndetësisë, ajo po e akuzonte për neglizhencë dhe korrupsion, por si përgjigje nga ministri socialist mori: “O kafshë”. Në fakt, menjëherë pas këtij ofendimi, Ilir Beqaj i kërkoi falje Albina Dedës, por duket se ky akt nuk e bind politikanen e djathtë.

“Të kërkosh falje është diçka e shenjtë, por kur vjen nga njerëz të papërgjegjshëm e të mbuluar nga korrupsioni si Beqaj, nuk ka asnjë vlerë! Ministri Beqaj më ka pasur përballë në komisione dhe në Parlament. Dhe unë si mjeke kam qenë gjithmonë përballë tij me argumente dhe nuk e kam fyer në asnjë moment. Gjithsesi, unë edhe si femër dhe si deputete që vij nga një zonë me vlera, siç është zona e Mirditës, nuk mund të pranoj që të fyhem nga askush dhe nuk fyej askënd”, thotë ajo, ndërsa falënderon njerëzit që e kanë mbështetur menjëherë pas incidentit.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja

“Të paktën u detyrua të kërkojë falje publike. Fitoi morali ndaj të pamoralshmes. Fitoi përgjegjshmëria ndaj papërgjegjshmërisë”, shton Albina Deda. Sipas saj, askush dhe asgjë nuk mund ta ndalë në punë dhe detyrë, pavarësisht vështirësive dhe ambientit politik në këtë Parlament, që ajo e konsideron “të mbushur me deputetë të inkriminuar e korruptuar”. E pyetur rreth episodit që ndodhi, Albina Deda e trajton rastin e saj më gjerë sesa një incident, duke i konsideruar njësoj deputetët e tjerë socialistë.

“Ishte një ditë e trishtë jo vetëm për Parlamentin, ku në vendin e ministrave janë ulur njerëz të papërgjegjshëm, të droguar, hajdutë, por për të gjithë sistemin e shëndetësisë…”, thotë ajo, ndërsa lista e saj me akuza kundër ministrave të PS-së është shumë e gjatë…

Elisabeta Ilnica


Ilir Beqja i drejtohet deputetes se PD: Je kafshe by Gazeta_Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura