Beogradi: BE-ja, thikë pas shpine Serbisë

Oct 10, 2015 | 14:04
SHPËRNDAJE

Dialogun në Bruksel në të ardhmen nuk do ta udhëheqin Beogradi dhe Prishtina, por Serbia dhe Kosova, thuhet në një nga kërkesat më të ‘diskutueshme’ të Bashkimit Evropian, sipas burimeve nga qarqet diplomatike të gazetës beogradase “Blic”.

be

Sipas burimeve të “Blicit” nga Brukseli, kjo është një nga kërkesat nga gjithsej 36 pika nga drafti i platformës së bisedimeve për Kapitullin 35 në lidhje me Kosovën, kërkesa të cilat kryeministri Aleksandar Vucic i cilëson si “të dhimbshme”, transmeton Zëri

Drafti nënkupton që Serbia duhet t’ia dozojë “Gazivodën” Kosovës dhe të largojë administrimin e saj. Pastaj në shumë pika, braktiset neutraliteti ndaj statusit në shumë aspekte, kështu që, për shembull, shfuqizohen kalimet administrative dhe vendosen kalimet kufitare me simbole dhe flamuj.

Një nga pikat e tjera kërkon ndërprerjen e financimit dhe të mbështes së strukturave serbe.

Në mënyrë eksplicite kërkohet ndërprerja e financimit të organeve të përkohshme dhe zyrtarëve komunal në 29 komuna në sistemin serb në Kosovë nga ana e Beogradit, ashtu që të ashtuquajturat institucione paralele do të pushojnë së ekzistuari./Zëri/ 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura