“Benzi” me shpejtësi skëterrë, përplaset me shtyllën dhe më pas përfundon në murin rrethues të një banese

Sep 18, 2020 | 23:02
SHPËRNDAJE

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Pogradec-Drilon, mbrëmjen e sotme.

aksidenti

Mësohet se mjeti tip “Benz”, i cili ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë dhe më pas me murin rrethues të një banese.

Si pasojë e ngjarjes është plagosur drejtuesi i mjetit, për gjendjen e të cilit nuk ka ende të dhëna.

Raportohet se dëmet materiale janë të shumta, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë që po vijojnë hetimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura