“Benz-i” dhe “Land Rover-i” përfshihen në aksident, plagoset 37-vjeçari. Policia jep detajet

Jan 24, 2021 | 20:41
SHPËRNDAJE

Një mjet tip “Benz” dhe një mjet tip “Land Rover” janë përfshirë në një aksident, mbrëmjen e sotme, në aksin Elbasan-Peqin.

policia-naten-670x450

Policia raporton se si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’, 37-vjeç banues në Cërrik, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara, si dhe lagështia në rrugë si pasojë e reshjeve të dendura.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bishqem, Elbasan, mjeti tip “Land Rover”, me drejtues shtetasin K. S., 36 vjeç, banues në Kavajë, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues nga shtetasin V. R., 37 vjeç, banues në Cërrik.

Si pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit tip “Benz”, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura