“Benz”-i del nga rruga, humb jetën shoferja 19-vjeçare, plagoset edhe pasagjeri. Si ndodhi aksidenti

Jul 28, 2021 | 0:13
SHPËRNDAJE

Një 19-vjeçare, drejtuese e një makine “Benz” ka humbur jetën si pasojë e një aksidentit në Fier. Ndërkohë i plagosur ka mbetur pasagjeri, 21 vjeçari me iniciale S.Xh.

Aksident-Rrugor-Naten-850x450

Policia thotë se aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së martës rreth ores 22:35 në bypassin e Fierit, në fshatin Pojan.

Drejtuesja e mjetit ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa pasagjeri është nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 22:35, në bypass_in e Fierit, në fshatin Pojan ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen Xh. M., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Për pasojë është dëmtuar pasagjari në automjet, shtetasi S. Xh., 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasja Xh. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura