Bënte kërdinë duke vjedhur makina në disa qytete/ Hajduti bie në pranga, u kap mat nga policia teksa…

Feb 26, 2021 | 14:24
SHPËRNDAJE

Një shtetas me inicialet S.G., ra në prangat e policisë pasi dyshohet të jetë autori i vjedhjeve të disa automjeteve në Shijak, Durrës dhe rrethe.

Mësohet se ai u kap nga blutë në flagrancë teksa po vidhte një makinë.  

ha

“Nga ana seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë në Shijak, pas një pune operative dhe me metoda speciale u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit S.G. lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.

Ky shtetas mendohet që është autor i disa vjedhjeve të automjeteve, të ndodhura në Shijak Durrës dhe në rrethe”, thuhet në njoftim.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura