Bënin thirrje për xhihad në Siri, pranga 6 personave në Greqi. U denoncuan nga muslimanët e zonës

May 4, 2015 | 17:57
SHPËRNDAJE

foto ilustruese

6 persona, të cilët dyshohen se janë anëtarë të grupimeve radikale dhe ekstremiste xhihadiste jane ndaluar nga shërbimet sekrete greke. Lajmin e bejne me dije mediat vendase, te cilat shkruajne se 6 personat e ndaluar janë me origjinë siriane dhe u arrestuan në vendin e quajtur Faliraqi të Rodosit. 

Autoritetet ende nuk kane dhene detaje për llojin e operacionit, por mediat, duke iu referuar burimeve te tyre, thonë se, të arrestuarit u denoncuan prej muslimanëve të tjerë që jetojnë në zonë, pasi sipas tyre, ata predikonin xhihadizmin dhe bënin thirrje për “luftë të shenjtë” kundër të pafeve, siç i quanin ata banorët vendas dhe turistët e shumtë të ishullit.

Pas arrestimeve, në zonë janë vendosur edhe agjentë të tjerë për gjetjen e të gjithë personave, që kryejnë aktivitet të dyshimtë pro Islamit.

Prej burimeve policore greke, mësohet se Shërbimet sekrete, prej kohësh janë vënë në alarm për parandalimin e aktivizimit të celulave terroriste islamike në vend. Ata bashkëpunojnë me shërbimet amerikane dhe britanike, por edhe ato turke dhe izraelite.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura