Bënin gjithçka bashkë dhe nuk u ndanë kurrë nga njëra-tjetra, motrat binjake vdesin brenda katër ditësh nga koronavirusi

Apr 9, 2020 | 12:32
SHPËRNDAJE

Motrat binjake, që bënin gjithçka së bashku, kanë vdekur katër ditë larg njëra-tjetrës pasi u infektuan me koronavirus.

Eleanor Andrews dhe Eileen, 66 vjeçe, besohet se u infektuan me virusin vdekjeprurës në shtëpinë ku jetonin së bashku.

Djali i Eleanor, Stuart tha se nëna e tij ishte e para që shfaqi simptomat dhe vdiq më 29 mars. Katër ditë më vonë vdiq edhe tezja e tij Eileen e cila u shtrua në spital.

Të dyja motrat vuanin nga sëmundje që lidheshin me moshën e tyre.

Vëllai i tyre, Phillip 68 vjeç, u shtura në është në spital pasi rezultoi gjithashtu pozitiv me COVID-19.

“Është e tmerrshme. Ju thoni se nuk do më ndodhë mua, por të ndodh,”– tha Stuart. “Thjesht qëndroni brenda, sepse kjo është pasoja e njerëzve që nuk qëndrojnë brenda dhe nuk dëgjojnë qeverinë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura