Beniada Nishani tregon çfarë ndjen për Ardit Çunin pas puthjes në buzë gjatë ceremonisë së dasmës

Oct 26, 2021 | 21:19
SHPËRNDAJE

Dasma veriore në shtëpinë e “Big Brother VIP” i vuri banorët në punë, pasi të gjithë nisën të ndanin rolet dhe të bëheshin gati. Çifti që do të martohej u zgjodh Beniada Nishani dhe Ardit Çuni.

beniada nishani, ardit cuni

Në javët e para të spektaklit u aludua se Arditi kishte pëlqim të madh për modelen seksi, por ajo nuk e shihte me të njëjtin sy. Këtë e deklaroi vetë Nishani kur tha që e ka shumë xhan Arditin, por ai nuk mund të jetë partneri i saj. Pas kësaj deklarate, të dy kanë mbetur miq të mirë, por tashmë nuk flejnë më në të njëjtin krevat, sepse secili ka hapësirën e tij.

Ditën e djeshme, teksa po bëhej gati bashkë me Palomën në dhomën e gjumit, Beniada foli për raportin që ka me Arditin. Ajo tha se që në fillim i ka ecur shumë mirë muhabeti me Arditin dhe se e ka shumë xhan.

Unë Arditin e kam xhan, e kam thënë që në fillim. Se janë disa gjëra që nuk mund t’i shpjegosh, po që herën e parë që e njoha si njeri, më pëlqeu. Nuk e kam ndryshuar asnjëherë mendimin”,- tha Beniada.

Gjatë festës së zhvilluar mbrëmë në shtëpi, ku ishte ftuar dhe një orkestër, Beniada dhe Arditi shkëmbyen një puthje në buzë, meqënëse po “martoheshin”.

beniada nishani, ardit cuni (2) beniada nishani, ardit cuni (3) beniada nishani (1) beniada nishani, ardit cuni (1) beniada nishani (3) beniada nishani (2) ilir shaqiri, beniada nishani (7) ilir shaqiri, beniada nishani (4) elhaid cufi, sheila haxhiraj, sabiani, beniada nishani, ardit cuni (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura