Beni vishet vetë edhe me një dorë

Feb 11, 2016 | 11:53
SHPËRNDAJE

beni1

Teksa i shihni në televizor të veshur mirë dhe elokuent në diskursin publik, ju mendoni se i kanë të gjitha në terezi. Jooo, gaboheni, nuk e kanë jetën aq të lehtë politikanët tanë, lëre pastaj kur kolegu të sheh në hall dhe nuk të jep një dorë ndihmë. Kjo i ka ndodhur ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Sa ka dalë nga dera e Parlamentit, ka ndezur me vrap një puro dhe që mos ta ndërpriste kënaqësinë e thithjes, ka tentuar të veshë xhupin me një dorë. Ndërkohë, Taulant Balla nuk e ka prishur terezinë edhe pse ndodhej afër, duke mos e ndihmuar aspak Benin, deri sa ai në fund ia ka dalë vetë.

beni2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura