“Bëni seks dhe jetoni gjatë”- Ja çfarë thotë studimi i fundit për personat që kanë pësuar sulm në zemër: Aktiviteti seksual …

| 16:36
SHPËRNDAJE
 

Njerëzit që kanë pësuar sulme në zemër mund të rrisin shanset për të jetuar më gjatë duke rikthyer nivelet normale të aktivitetit seksual, sipas një studimi të fundit.

Shumë njerëz nuk kryejnë marrëdhënie seksuale pas një sulmi në zemër me frikën se mund t’i ndodhë sërish.

Por sipas studimit të publikuar në European Journal of Preventive Cardiology, seksi është i mirë për të rritur shanset e mbijetesës.

Studiuesit vëzhguan 495 çifte për 20 vite dhe zbuluan se ata që rritën ose ruajtën të njëjtin frekuencë të aktivitetit të tyre seksual në gjashtë muajt e parë pas sulmit në zemër kishin rrezik 35% më të ulët për të vdekur sesa ata që nuk bënin më seks apo ulën frekuencën e tyre.

“Seksualiteti dhe aktiviteti seksual janë shenja të mirëqenies,”-  tha autori i studimit, Yariv Gerber nga Universitetit të Tel Avivit në Izrael në një njoftim për shtyp.

Më pas shtoi: “Rifillimi i aktivitetit seksual pas një sulmi në zemër mund të jetë pjesë e vetë-perceptimit të dikujt se është një person i shëndetshëm, funksional, i ri dhe energjik. Dhe kjo çon në një mënyrë jetese më të shëndetshme në përgjithësi.”

/Panoramaplus.al

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.