“Bëni gati valixhet të gjithë!”/ Penalizohen banorët e “Big Brother VIP”! Ja arsyeja

Oct 25, 2021 | 9:51
SHPËRNDAJE

Të gjithë banorët e “Big brother VIP” janë të informuar se në rast se nuk i respektojnë rregullat e shtëpisë, atëherë do të penalizohen ose ndëshkohen. Ditën e djeshme, atyre iu dërgua një zarf i zi e nisur nga ngjyra, përmbajtja e tij nuk do të ishte aspak pozitive.

big brother vip 1

Shumica prej konkurrentëve kanë shkelur një ndër rregullat bazë të këtij programi, siç është mbajtja ndezur e mikrofonit gjatë gjithë kohës. Ata jo vetëm që e kanë fikur qëllimisht atë, por edhe i kanë pëshpëritur njëri-tjetrit në vesh. Kështu ata nuk kanë qenë transparent me publikun dhe kjo nuk mund të tolerohej nga vëllai i madh.

Banorë, në fillim të programit jeni paralajmëruar se nëse do të vazhdoni të thyeni rregullat, do të penalizoheni. Disa prej jush kanë fikur me qëllim mikrofonin dhe kanë folur duke pëshpëritur, duke thyer kështu rregullin numër një të ‘Big Brother’, që është transparenca me publikun. Prandaj, vëllai i madh ka vendosur që ditën e martë t’ju penalizojë të gjithëve. Bëni gati valixhet të gjithë.”- shkruhej në zarf.

Pas këtij komunikimi, të gjithë nisën të diskutonin për të zbuluar se cilët prej tyre kanë fikur mikrofonin që të mos dëgjohen nga publiku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura