Bënë sherr pas Festivalit të RTSH? Vera Grabocka mesazh Alketa Vejsiut: Për të gjitha sukseset e tua …

Feb 18, 2020 | 11:13
SHPËRNDAJE

Pas festivalit të RTSH, që u shoqërua me shumë polemika, u aludua se marrëdhënia e dy mikeve prej shumë vitesh, Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës ishte prishur.

Por duket se miqësia e tyre është më e fortë se kurrë. Këtë e ka vërtetuar Vera me anë të një postimi në Instagram ku shpreh lumturinë për sukseset e arritura nga Alketa.

Ajo shprehet se kanë 20 vite bashkë dhe e dinte që moderatorja do arrinte, sipas saj, majat e suksesit në botën televizive.

“20 vjet bashke Alketa Vejsiu Jam e lumtur se ylli që pashë te ty ditën e parë, kur ishe vetëm 16 vjeç, sot shkëlqen dhe jo vetëm në Shqipëri, por nisi të shfaqet si befasi në skenën e një bote më të madhe… Është talenti dhe vullneti tënd unik që ke arritur në këtë majë..! Për të gjitha sukseset e tua në botën e spektakleve televizive…dhe për ty, si artiste dhe kolege e denjë dhe e çmuar, jam e lumtur pa fund!”- shkroi Vera.

Ndërsa Alketa i komentoi 3 emoji me zemra.

 

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura