Katër persona janë shpallur në kërkim nga Policia në Dibër dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë pasi goditën me sende të forta një 17-vjeçar.
Mësohet se i riu po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë
Goditën me sende të forta një 17-vjeçar, identifikohen dhe shpallen në kërkim nga policia 4 shtetas, si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një tjetër.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin, XH. D., 17 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit: R. D., D. D., R. D., A. T., ku pas një konflikti për motive të dobëta, në qytetin e Peshkopisë, kanë goditur me sende të forta shtetasin S. D., 17 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e personave në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë ligjore. Vepra penale “Plagosje e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al