Bën kërdinë me vjedhje në koncertin e rrokut por kapet mat, i gjenden 30 telefona të fshehur në pantallonat e çiklizmit

Jan 28, 2020 | 14:25
SHPËRNDAJE

Policia holandeze kapi një hajdut që kishte fshehur 30 telefonë në pantallonat e tij të çiklizmit.

34-vjeçari mendohet se është pjesë e një bande hajdutësh dhe se i grabiti telefonat gjatë një koncerti rroku.

Ai u ndalua pasi fansat që po ndiqnin koncertit lajmëruan policinë, pasi vunë re që i mungonin telefonat. Menjëherë u bllokuan daljet nga koncerti.

Të paktën 50 celularë u vodhën në koncertin e grupit të rrokut Sum 41 në Antwerp.

Ende nuk është e qartë nëse i dyshuari me kombësi rumune kishte bashkëpunëtore për grabitjen në koncertin e grupit kanadez në Amsterdam.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura