Benatia sulmon Ronaldon: Nuk bëri asgjë të jashtëzakonshme, di vetëm…

Jun 22, 2018 | 10:16
SHPËRNDAJE

Mehdi Benatia ka mbetur i hidhëruar nga humbja ndaj Portugalisë, por dueli me Ronaldon, pas polemikës në Ligën e Kampionëve lidhur me penalltinë e akorduar pro madrilenëve në minutat e fundit të Real-Juventus (2-1), është spostuar në Botëror: “Ashtu si në finalen e Champions-it, nuk bëri asgjë të jashtëzakonshme.

Medhi_Benatia

Nuk na vuri në vështirësi. Dhe, pastaj, në rastin e golit të tij kishte faull të Pepes ndaj Boutaib. Ronaldon e njohim. Proteston gjithmonë, vendos në vështirësi arbitrin. Keq! Arbitri duhet të kishte respektuar edhe Marokun”. Më pas lë të ardhmen në udhëkryq: “Në moshën 31 vjeç duhet t’i bëj vetes disa pyetje…”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura