Benaser flet pas suksesit të rëndësishëm ndaj Juventusit: Ibra na kërkon që të vdesim në fushë dhe…

May 10, 2021 | 12:37
SHPËRNDAJE

“Unë dhe e gjithë skuadra patëm drithërima, pas vërshëllimës finale. Bëmë vërtet një ndeshje të madhe, duhet ta bënim diçka të tillë për të gjithë tifozët tanë në botë, pasi na bënë një përcjellje madhështore në ‘Milanelo’, e cila na dha atë karikimin e duhur. Ishin emocione të papërshkrueshme dhe fatmirësisht gjithçka përfundoi me të njëjtën adrenalinë që nisi fundjava e ndeshjes”.

benaser

Ismael Benaser paraqitet i emocionuar përpara gazetarëve në fund të duelit me Juventusin. “Këtë ndeshje e përgatitëm duke dëgjuar ata që na kanë udhëhequr që në fillim të këtij sezoni. Trajneri na tha se kjo me Juven ishte një finale dhe se finalet duhen fituar, ndryshe për ne nuk kishte më kthim pas. Fjalët e Piolit u mbështetën nga Ibra… Edhe Zlatani na foli shumë, na motivoi, ashtu sikurse edhe Kjaer, i cili ka gjithashtu një peshë të rëndësishme në dhomat e zhveshjes.

Në fund, mendoj se gjithçka kishim punuar gjatë javës ia vlejti. E kishim përgatitur ndeshjen me detaje dhe në fund rezultati nga ana jonë ishte perfekt, ishte ai që prisnim dhe kjo na bën që të jemi më të qetë”, – vazhdon mesfushori i Milanit. – Ndeshja më e bukur në karrierë? Mendoj se ishte më e bukura në karrierën time me Milanin. Jemi të lumtur që morëm tri pikë me shumë peshë, por nuk ka mbaruar ende dhe nuk duhet të vetëkënaqemi.

benaser 2

Tashmë luajmë çdo tri ditë, por duke parë se çfarë arritëm të bëjmë përballë një skuadre të madhe si Juventusi na motivon totalisht. Rëndësia e Ibrës dhe Kjaerit? Janë lojtarë që kanë eksperiencë dhe i kanë shtuar këtij grupi këtë gjë. Dëgjojmë gjithçka na thonë. Fundja, kur ke një si Ibra që ta thotë çdo ditë se duhet të vdesësh në fushë për këtë fanellë, është normale që të japësh 200 për qind kundër Juventusit.

Sa pranë është Champions-i? Nuk ka mbaruar ende… Mungojnë ende 3 ndeshje deri në fund dhe pikërisht tani duhet të punojmë më fort, për të mos e çuar dëm këtë fitore të madhe që arritëm në Torino”, deklaroi algjeriani Ismael Benaser.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura