Bën seks me motrën binjake të gruas “Nuk e dallova dot në errësirë”

May 21, 2015 | 10:43
SHPËRNDAJE

Një burrë në SHBA ka rrëfyer historinë e tij të tradhëtisë me motrën e gruas në një rrëfim qesharak.

Pasi ka bërë seks me motrën binjake të gruas së tij, ai ks treguar se nuk ka qënë i vetëdijshëm dhe  ia ka lënë fajin errësirës dhe birrave që kishte pirë, shkruan media angleze ‘Metro’.

“Vendosa me gruan e time që të bëja një javë pushime në Las Vegas dhe për të ndihmuar kunatën që të dilte nga gjendja e saj e rëndë pas divorcit vendosëm ta merrnim me vete.”-ka thënë burri në sallën e gjyqit.

“Pas një ore në kazino dhe disa litrave birrë kthehem në dhomën e gjumit. Hyra në shtrat për të bërë dashuri me gruan time derisa vendosa duart në gjoksin e saj. Çuditërisht ishin si topa të vegjël (sepse janë të bërë) dhe në ato momente vëreva se diçka nuk shkon”-ka thënë më tej burri.

Por pikërisht në atë moment ka hyrë në dhomë gruaja dhe ka zbuluar tradhtinë.

Historia vjen në gazetën “Metro” që e ka zbuluar këtë histori nga një postim i burri në Reddit. Çifti është ndarë pasi gruaja nuk e besonte që ajo që kishin bërë ishte “e pavetëdijshme”.

Batuta e burrit në fjalë ishte: “As nuk e di se si ndodhi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura