Mashtron vajzën 14-vjeçare të fqinjëve, kryen seks me të ‘nga dashuria’

Aug 3, 2015 | 15:15
SHPËRNDAJE

Brown dhe Natasha
Brown dhe Natasha

Një skandal seksual është zbuluar nga nëna e një vajze 18-vjeçare e cila është shokuar kur ka marrë vesh se komshiu abuzonte me vajzën e saj prej disa vitesh.

Sipas ‘Daily Mail’ William Brown nga SHBA 55 vjeç kishte bërë seks me vajzën e fqinjëve të tij Anthony dhe Sharon Cooper kur vajza Natasha ishte vetëm 14-vjeçe duke vazhduar të kryenin marrëdhënie edhe më vonë.

Brown, burrë i martuar e kishte bërë për vete të miturën duke i thënë se e donte dhe çmendej për trupin e saj.

2B0A427900000578-3183121-image-m-28_1438536022466
Në kohën kur dy familjet bënin festa të përbashkëta, burri përfitonte nga rasti dhe përkëdhelte Natashen dhe vajza në atë kohë ‘kishte rënë në dashuri’ me 55-vjeçarin mekanik.

Por kjo është zbuluar nga nëna Sharon teksa i ka kapur në një pjesë të oborrit të saj duke u zhveshur.

Ajo është shokuar nga kjo skenë dhe menjëherë ka bërë denoncim për fqinjin Brown i cili tashmë do vuajë 3 vjet burg.

“Nuk do e fal kurrë që ai ka marrë pafajsinë e vajzës sime në moshën 14-vjeçare. E ka gënjyer dhe e ka bërë të besojë se ajo e do. Brown është një monster dhe duhet të paguajë për këtë”-ka thënë Sharon.

Natasha me prinderit
Natasha me prinderit

E pyetur për më tepër, Natasha 18-vjeçare ka folur për policinë.

“Gjithçka nisi në  moshën 13-vjeçare kur shëtisnim qentë dhe me kapte për dore. Kur isha 14 vjeçe bëmë seks. E dija që ishte gabim por e ndjeja dhe e doja. Më është thyer zemra kur nëna ime më detyroi ta denoncoj, por kjo ishte gjëja e duhur”-ka thënë Natasha.

Familja Cooper është shpërngulur në një qytet tjetër që ta marrin veten nga kjo ngjarje tronditëse e vajzës së tyre.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura