“Ben Blushi u dhunua në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së”

Mar 8, 2016 | 8:17
SHPËRNDAJE

Deputeti më i ri i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj ka zbuluar diskutimet me dyer të mbyllura në Grupin Parlamentar të PS-së, ku pati një përplasje mes Edi Ramës dhe Ben Blushit.

Rama-vs-Blushi

Ndocaj shprehet se, “në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së të gjithë të pranishmit sulmuan pa mëshirë Blushin!”

Sipas deputeti të Qarkut të Lezhës “asnjëri prej anëtarëve të Grupi nuk mori guximin të shtrojë për analizë shpërthimin e Blushit” dhe se, “ndërhyrjet ishin të gjitha militanteske dhe servilizëm kundrejt kryetarit”.

Në rrëfimin e tij, Ndocaj thekson se, ndaj Blushit ka pasur dhunë në sallën e mbledhjes.

“Ai dhunohet në sallë dhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS. Askush nga anëtarët e saj nuk del në mbrojtje të tij qoftë edhe në planin njerëzor”, shkruan Ndocaj.

dndocaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura