Blushi: Kandidatët e bashkive të mos zgjidhen si ministrat, Shkëmbi braktisi detyrën. Reagimi: Ti paguesh si deputet, jeton si shkrimtar

Feb 25, 2015 | 8:10
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist, Ben Blushi, e cilësoi dorëheqjen e kryebashkiakut të Pogradecit Artan Shkëmbi braktisje të papërligjur të detyrës. Duke folur për mediat, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar socialist, Blushi kërkoi që kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës duhet të jetë një personalitet pak më shumë se socialist. 

 

Artan Shkëmbi dhe Ben Blushi

Do të ishit i gatshëm që të kandidonit për Bashkinë e Tiranës?
Unë nuk jam në garë. Sigurisht jam i gatshëm të marr pjesë në fushatë dhe të mbështes çdo kandidat nga Tirana dhe kudo, por unë nuk jam në garë këtë radhë.

Si e vlerësoni dorëheqjen e dy ditëve më parë të kryebashkiakut të Pogradecit, Artan Shkëmbi?
Miqësisht do t’i thosha se ishte mënyra më e keqe për të braktisur detyrën, sepse arsyet për të cilat ai iku ishin të papërligjura. Njerëzit që janë në detyrë, funksionarët shtetërorë, bashki apo kushdo qofshin administratorë të zgjedhur, nuk ikin nga detyra tre muaj përpara se të mbarojë afati për arsyet që tha Artan Shkëmbi apo për t’i hapur rrugë dikujt tjetër. Ata ikin ose kur e kanë të pamundur, ose largqoftë kur kanë një sëmundje dhe ikin nga jeta ose kur janë në izolim për shkaqe që nuk varen nga ata, apo kur dikush ua bën të pamundur detyrën. Por ikja e djeshme ishte braktisje detyre e papërligjur dhe, po të kisha qenë një qytetar i Pogradecit, do të isha ndier shumë i fyer dhe i sikletosur për shkak se nuk mund të ikë kryetari i Bashkisë nga detyra për arsyet që tha.

Si i vlerësoni negociatat që po bëhen me LSI-në për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar Bashkie për zgjedhjet e 21 qershorit?
Shpresoj që do ketë konsultime për të gjithë kandidatët dhe kjo është një nga gjërat që duhet thënë. Në qoftë se deputetët e Partisë Socialiste anashkalohen, siç ka një tendencë, nga përzgjedhja e kandidatëve, kjo do të ishte fatale dhe do të hynim në një garë shumë të vështirë, duke marrë parasysh edhe konsumin e lartë të qeverisë. Sepse të gjithë kandidatët që do të fusim në garë këtë radhë, përveç disavantazheve njerëzore që mund të ketë secili prej nesh, do të kenë mbi kurriz edhe një garë shumë të rëndë, siç është konsumi i qeverisë që është shumë i lartë për dy vitet e para të qeverisjes.

Si duhet të jetë kandidati për Bashkinë e Tiranës nga e majta?
Unë shpresoj që në radhë të parë të jetë një personalitet, sepse e meriton një personalitet. Nëse ata që do zgjedhin kandidatët për kryetarë bashkie, dhe dihet se kush e ka, do të zgjedhin kandidatët për kryetarë bashkie, sidomos në qytetet e mëdha, me të njëjtën metodë me të cilën zgjodhi dhe qeverinë si para dy vjetësh, kjo do të ishte e gabuar. Qeveria nuk i rezistoi kohës. Mënyra se si i ka përzgjedhur ministrat, tregon se nuk i ka rezistuar kohës. Pra, duhet ndryshuar mënyra se si zgjidhen njerëzit në detyrë. Në rastin e Tiranës duhet të ketë një personalitet, i cili nuk është një socialist, por është pak më shumë se kaq, sepse Tirana meriton më shumë pavarësi, gjë që nuk e ka pasur. Tirana nuk ka pasur pavarësi, qoftë kur ishim ne në pushtet, qoftë kur në pushtet ishte Partia Demokratike. Ka qenë vazhdimisht një qytet i varur nga dy partitë e mëdha.

Si e vlerësoni zotin Basha si kandidat të PD-së për Tiranën?
Nuk e di nëse do të rikandidojë ose jo zoti Basha. Si socialist do të doja të kandidonte se e mundim kollaj, është kandidat i dobët përballë çdo kandidati socialist. Si qytetar i Tiranës do të ndihesha fatkeq nëse ai do të kandidonte, sepse kryetar më të dobët të Tiranës në 20 vjet nuk kemi pasur. Për fat të keq, zoti Basha ka një bilanc mediokër në krye të Bashkisë së Tiranës. Nuk po flas për premtimet e pambajtura të tij, por nuk e ka mirëmbajtur qytetin. Ju keni pasur një darkë me Kryeministrin Rama.

A i keni folur atij për temat që keni trajtuar në shkrimet tuaja, si varfëria apo qeverisja?
Unë kam pasur takime
 

Reagimi i ish kryebashkiakut te Pogradecit 

Shkëmbi: S’pranoj leksione nga një njeri që paguhet si deputet dhe jeton si shkrimtar

Kryetari i dorëhequr i Bashkisë së Pogradecit Artan Shkëmbi, i është përgjigjur deklaratave të deputetit socialist Ben Blushi, sipas të cilit, dorëheqja vetëm pak muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, është braktisje e detyrës. Në një deklaratë për mediat, zoti Shkëmbi thekson se dorëheqja eshte nje akt personal dhe aspak fyerje për bashkeqytetaret. 

“Kam ndjekur deklaraten e z. Blushi ne mbledhjen e grupit parlamentar te PS. Ne te vertete nuk jam i befasuar, por megjithate atakimi personal me ben ti pergjigjem po drejtperdrejt. Nuk besoj se me doreheqjen time kam fyer bashkeqytetare e mi, gje qe ne fakt me rezulton e kunderta ketu ne Pogradec mes tyre. Doreheqja ime eshte nje akt krejtesisht personal dhe jam i pergjegjshem mjaftueshem per vendimin qe kam mare.

Ndjehem mire per pergezimet qe kam mare, sikurse mirekuptoj edhe ndonje “shqetesim” qe kam shkaktuar, por kursesi nuk do te pranoja leksione nga nje njeri qe paguhet si deputet dhe jeton si shkrimtar, qe per te pakten 8 vite me rradhe ne vend te punes se deputetit ben analistin dhe kritikun duke bashkuar zerin me te deshperuarit dhe gjithnje -te pakenaqurit.

Qytetaret e Pogradecit nuk kane nevoje tju qaje hallin z Blushi sepse nuk e ka bere kurre kete gje as kur ishte deputet i qarkut te tyre dhe as nuk ja kane kerkuar kete ndonjehere. Permendja per here te pare ne jeten e tij te qytetareve pogradecare dhe qarja e “hallit te tyre” sben asgje tjeter pervecse e turperon ate vete”,- thekson Artan Shkembi në deklaratën e tij.

I pyetur nga Panorama Online rreth prapaskenave që fliten në media se Shkëmbi mund te marre nje post drejtori ne kryeqytet, ish-kryebashkiaku eshte pergjigjur:

“Kjo nuk ka lidhje me dorehqjen time, une mund te mos marr post, mund te marr post, por kjo nuk ka lidhje me doreheqjen time”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura