“Bëmë seks të shfrenuar, por u tmerrova kur mësova kush ishte burri i saj”

Jan 30, 2017 | 19:34
SHPËRNDAJE

Një djalë i ka shkruar psikologes së “The Sun” dhe i ka treguar hallin e madh që ka. Ai ka takuar pas shumë kohësh një shoqe që e ka pasur në klasë, dhe ashtu si ‘pa dashje’ kanë përfunduar në shtrat.

Por pasi vajza i ka thënë se kush është burri i saj, gjërat për djalin kanë marrë një tjetër kthesë.

historia

Letra e djalit                                             

“Para pak ditësh takova rastësisht një vajzë që e kam pasur shoqe shkolle në fillore. Kishim mjaft kohë që nuk ishim parë dhe ndaluam pak për tu përshëndetur. Ajo kishte në duar disa qeska të mëdha dhe unë u ofrova për ta ndihmuar.

Pasi shkuam në shtëpinë e saj, ajo më ftoi për një gotë. Gjatë bisedës më tha se më kishte pasur qejf dikur por kishte turp të ma tregonte… kaq desha unë dhe nisa ta puthja. Më pas gjërat u nxehën më shumë dhe përfunduam në shtratin e saj duke bërë seks të shfrenuar. Më të mirin që kisha bërë ndonjëherë!

Pasi mbaruam ajo më tha që mos ta merrja seriozisht këtë gjë dhe të mendoja se asgjë s’kishte ndodhur, pasi pas një jave do të martohej.

Por kur më tha kush ishte burri i saj, mbeta i shokuar. Ishte shefi im.

Unë e dija që ai do martohej por nuk na kishte prezantuar më parë të dashurën e tij. Por më e keqja më ndodhi pas disa ditësh, kur shefi erdhi dhe na qerasi pasi gruaja e tij ishte shtatzënë. Ai fëmijë mund të jetë i imi, por nëse shefi e mëson këtë gjë unë mora fund”.

Përgjigjja e psikologes

“Përderisa ai ua ka treguar këtë lajm, do të thotë se është i sigurt që është fëmija i tij. Dhe sigurisht që mundësitë që të jetë i tij janë më të shumta se të jetë i yti. Megjithatë fakti që gruaja e tij nuk të ka shkruar më, do të thotë se çdo gjë mes jush është e përfunduar dhe se ti nuk ke lidhje me jetën e tyre.

Por të paktën bëj kujdes mos të përsërisësh të njëjtin veprim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura