“Bëmë seks pas dy muajsh pritje, por…”/ 27-vjeçarja tregon se si “nata e parë” iu kthye në makth nga partneri i saj

Sep 16, 2021 | 0:40
SHPËRNDAJE

Pasi kaluan dy muaj, 27-vjeçarja vendosi që të kryente marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj, pa e ditur se kjo do t’i shkaktonte shumë stres.

tradhti, marredhenie

Siç rrëfen për “Dear Deidre” të “The Sun”, të nesërmen ajo mësoi se partneri i saj është i infektuar me herpes dhe tashmë nuk mund të mendojë asgjë tjetër përveç rrezikut të lartë se edhe ajo mund të jetë infektuar.

Ja rrëfimi i plotë:

Mezi prita dy muaj për të bërë seks me të dashurin, pasi kishte një tërheqje të madhe mes nesh. Por, një ditë pasi kishim bërë seks, ai më tha se kishte herpes. Unë jam 27 vjeç dhe i dashuri im është 31 vjeç.

Nuk mund ta besoj që nuk e ka përmendur këtë më parë. Ndihem e tradhtuar.

Ne ramë dakord që gjatë kësaj periudhe të mos bënim më seks bashkë, por së fundmi ai më ka thënë se nuk duron dot. Ai më tha se mund të vazhdonte të konsumonte tabletat për të bërë seks të pambrojtur, ose mund të përdorte prezervativ dhe të ndalonte së konsumuari ilaçet.

Për më tepër, ai më ka thënë se ne mund të martohemi, nëse kjo mund të më bëjë të ndihem më mirë. Të gjitha këto sugjerime më duken jologjike dhe të papërgjegjshme.

Unë u përpoqa të arsyetoja me të, por nuk dukej i shqetësuar për atë që po thosha. Ai dukej i shqetësuar vetëm për veten. Filloi të ankohej se ishte i frustruar seksualisht dhe donte të rifillonte jetën tonë seksuale menjëherë.

Gjatë gjithë kësaj periudhe kam qenë si në ankth, edhe pse më tha se konsumon ilaçe. Do të bëj një test gjaku për të parë nëse jam infektuar, por më duhet të pres tre muaj në mënyrë që të më krijohen antitrupa.

Ndonëse ndjeja dashuri për të, nuk kisha zgjidhje tjetër përveçse t’i jepja fund lidhjes. Nëse jam infektuar, do të vuaj për gjithë pjesën tjetër të jetës sime. Nuk mund të ha e as të fle, sepse jam shumë e shqetësuar”.

“Dear Deidre” thotë:

Herpesi është shumë i përhapur dhe nuk mund ta ndalojë një çift që të ketë një marrëdhënie të lumtur dhe të kënaqshme seksualisht.

Ai mund ta ketë pasur të vështirë t’jua rrëfejë këtë gjë ose ka menduar se do ta braktisnit pasi ta mësonit se ishte i infektuar nga herpesi.  

Por nëse vendimi që keni marrë ju bën të ndiheni më të qetë, atëherë është zgjedhja juaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura