“Bëmë seks në tualet dhe tavolinën e shefit”, 30-vjeçarja e lënduar pasi kolegu i martuar i dha “duart”: Ndihem e përdorur

Jan 13, 2022 | 16:41
SHPËRNDAJE

Një grua ka rrëfyer se krijoi lidhje me një koleg të martuar, por pasi romanca e tyre përfundoi ai nuk i flet më.

seks tualet1

30-vjeçarja single tregoi për “Deidre” se ndihet e përdorur pasi kolegu i saj bën sikur ajo nuk ekziston.

Rrëfimi i plotë:

Është e vështirë për mua të shkoj në punë. Gjithçka filloi në periudhën e izolimit. Ne të dy shkonim në zyrë dhe s’kishte njerëz përreth.

Kjo na dha shumë mundësi për të qenë së bashku. Bënim seks në tualet, në kuzhinën e stafit dhe tavolinën e shefit.

Folëm dhe u afruam shumë me njëri-tjetrit. Por sapo kaloi periudha e izolimit, ai filloi të tërhiqej dhe u nda nga unë.

Ai tha se ishte i shqetësuar se mos dikush do të mësonte për ne dhe mund të humbiste punën e martesën.

E pranova këtë edhe pse isha thellësisht e lënduar. Sigurisht që nuk isha krenare për veten time që kisha një lidhje me një burrë të martuar.

Pastaj, një muaj më parë, shkuam së bashku për të pirë diçka dhe më pas përfunduam në shtëpinë time. Ai më tha se e kishte marrë malli dhe mendova se romanca jonë do të rindizej.

Por, që nga ajo kohë ai bën sikur unë nuk ekziston në punë. Më shmang sapo më shikon duke ardhur. Nuk do që të diskutojë me mua as çështje pune. Kolegët kanë komentuar se sa i vrazhdë është ai me mua dhe kanë kuptuar tensionin mes nesh.

Unë jam e mërzitur, jo sepse kam ende ndjenja për të, por sepse ai po tregohet kaq i tmerrshëm dhe më bën të ndihem në siklet.

Gjithçka që dua është që ai të sillet si i rritur. Se di a duhet ti them diçka atij, ta kapërcej këtë situatë apo të largohem nga puna.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura