Belkisa dhe Adriana, historia e vogëlusheve që theu kufijtë e përloti shqiptarinë

Jun 15, 2018 | 21:14
SHPËRNDAJE

Kujtuam lotët e Adrianës dhe Belkisës, vajzës së saj tronditën zemrat e shqiptarëve. Historia e tyre në Shkup theu kufijtë e përloti shqiptarinë. Kërkesat e tyre ishin minimale: kërkonin të mbytura nga lotët pak ushqim, pak rroba dhe një kulm mbi kokë pasi po u shembej e kishin frikë se nuk do gdhiheshin të gjalla. Nënë e bijë ju drejtuan me gjithë shpirt gjithë shqiptareve humanë ti ndihmonin me aq sa kishin mundësi për t’u siguruar një banesë. Belkisa ju drejtua personalisht Elvis Naçit duke ju lutur që të bënte diçka për to. Vetë Elvisi u përlot në studion e shqiptarëve pas transmetimit të historisë nga Shkupi duke thënë publikisht se kishte nisur misionin për t’iu ardhur në ndihmë Adrianës dhe Belkisës. Elvis Naçi ka udhëtuar drejt Shkupit për t’i takuar nga afër Adrianën dhe Belkisën e vogël.

“E pamë të domosdoshme që ju të largoheshit nga kjo shtëpi me themele të dala nga vendi e që mund të shembej nga momenti në moment. Hapi i parë ishte që ju t’iu sistemonim për disa ditë në një shtëpi komode” Duke i’u drejtuar Belkisës, Elvisi i thotë “ ti je një vajzë shumë e ëmbël dhe e mirë. Nuk mund të qëndroje më të jetojë në këtë banesë, tek ajo dhomë pa asnjë kusht për të jetuar”. Një ëndërr që behet realitet. Një shtëpi e vërtete, kjo ishte surpriza e madhe që Elvis Naçi kishte rezervuar për Adrianën dhe Belkisën. Banesa e re ndodhet në qendër të Shkupit, është plot dritë, bollshme dhe komode. Belkisa e ka shkollën afër, madje kur del në ballkon mund të shikoje shkollën e saj. E si mund t’i përmbanin lotët nënë e bijë pasi një banesë ishe gjithçka që ato kërkonin për të shpëtuar nga gërmadha ku banonin. “Shqiptarët për shqiptarët” i’a doli sërish që lotët e trishtimit dhe dhimbjes t’i kthejë në lot lumturie dhe gëzimi.
gruaja nga shkupi
Në studio Elvis Naçi u shpreh “Ishte situate alarmante, kemi mbetur pa fjale, nuk mund te lejonim te rrezikohej jeta e një princeshe të bukur si Belkisa ne atë shtëpi, lotët e tyre na preken, ishin harruar pasi njerëzit nuk ia dinin hallin, por jo kur trokiti ne derën e shqiptareve”.

Burimi: http://www.balkanweb.com/site/belkisa-dhe-adriana-historia-qe-theu-kufijte-e-perloti-shqiptarine/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura