Belind Këlliçi nxjerr foton: Mjeku laborant premton punësime me kontrata 2-mujore, legalizime e çati shtëpish në Kombinat

Apr 6, 2021 | 18:00
SHPËRNDAJE

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, i renditur i 10-ti në listën e qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi ka denoncuar dhënien e ryshfeteve në zonën e Kombinatit.

belind kellici

Në njëpostim në facebook, Këlliçi shkruan se mjeku laburant, Arjan Hamiti, njëkohësisht edhe këshilltar në Bashkinë Tiranë premton punësime me kontrata 2-mujore, legalizime e çati shtëpish.

Postimi i plotë:

Ky është Arjan Hamiti, mjek laburant dhe njëkohësisht këshilltar i Zari Erit në bashki. Në takime me banorë të Kombinatit, premton punësime me kontrata 2-mujore, legalizime e çati shtëpish. Premtime të përsëritura në 8 vjet që nuk pinë më ujë.

Jeni laborator mashtrimesh. Nuk më habit që Veliaj të ka këshilltar.

belind kellici

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura