Belind Këlliçi në Ndroq: Bashkia Tiranë i shpërfill banorët sepse janë demokratë te deklaruar

Feb 26, 2021 | 11:34
SHPËRNDAJE

kell

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi thotë se Bashkia e Tiranës i ka shpërfillur banorët e Ndroqit, “sepse janë demokratë te deklaruar”.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi thekson se shumë familje “vuajnë nga pamundësia për t’u ushqyer”, të cilat “duan punë jo lëmoshë”.

“Bashkia Tiranë i shpërfill sepse janë demokratë te deklaruar. A thua se është e jashtëligjshme të kesh bindje të tjera politike! I kanë dënuar. Nuk u japin ujë e drita.

Sakaq qeveria ka dhënë 1.7 milionë lekë të vjetra për dëmet nga tërmeti. Asgjë në krahasim me dëmet reale që kanë pësuar.”, thekson demokrati.

POSTIMI I PLOTE

Haskolaj është një fshat i Njësisë Administrative Ndroq. Banorët në këtë zonë janë pa një rrugë të asfaltuar.

Bashkia Tiranë i shpërfill sepse janë demokratë te deklaruar. A thua se është e jashtëligjshme të kesh bindje të tjera politike! I kanë dënuar. Nuk u japin ujë e drita.

Sakaq qeveria ka dhënë 1.7 milionë lekë të vjetra për dëmet nga tërmeti. Asgjë në krahasim me dëmet reale që kanë pësuar.

Shumë familje vuajnë nga pamundësia për t’u ushqyer. Duan punë jo lëmoshë.

Shqipëria është në shtëpinë tuaj, në ekonominë tuaj familjare, në çmimet e frutave-perimeve, në listat e borxheve tek ushqimorja e lagjes; Shqipëria është rruga e lagjes suaj, Shqipëria është aty ku banoni ju e jo në televizor. Më 25 prill duhet të nxjerrim Shqipërinë nga balta! Vetëm ne mund ta bëjmë! Të gjithë bashkë!

154699051_283115696508641_8233787498485293702_o ke

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura