Belgjika ka një mundësi të artë që të sigurojë biletën për në turin tjetër të Kupës së Botës nëse merr tre pikët sot përballë Marokut. “Djajtë e kuq” nuk shkëlqyen përballë Kanadasë në ndeshjen hapëse, por kanë sigurinë matematikore se do të vazhdojnë më tej nëse marrin sot maksimumin e pikëve.
Martinez nuk ka hequr dorë as sot nga Eden Hazard në rreshtim, por ka kthyer titullar edhe vëllain e tij, Torgen, duke kërkuar më shumë cilësi në lojën ofensive ku pikat e referimit mbeten gjithmonë De Bryjn dhe Batshuaj.
Ndërsa në radhët e Marokut kanë sakrifikuar për të qenë në fushë edhe të dëmtuar Mazraui, Hakimi dhe Zijek, të cilët nuk janë në maksimumin e tyre.
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al