Bekim Fehmiu në 1987: Heq dorë nga skena e Beogradit, po kryqëzohet populli im

Mar 20, 2016 | 12:48
SHPËRNDAJE

Ka ende shumë njerëz në Kosovë që mendojnë se Bekim Fehmiu nuk ishte një shqiptar i vërtetë, ndërsa ia mohojnë protestën e tij publike, duke lënë në mes shfaqjen në Teatrin e Beogradit. Një protestë kundër politikave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ishte drama “Madam Kolontajn” e dramaturges suedeze Anete Plejel, me regji të Ivana Vujiq, në të cilën ai do të luante dy role, atë të Leninit dhe Stalinit.

bekim fehmiu skenderbeu

Por Fehmiu do ta braktiste skenën e Beogradit në vitin 1987. “Nuk kam mundur më ta duroj as kryqëzimin në kryq të popullit tim si Prometeun në shkëmb, por edhe vetë nisa të ndihem ashtu. Unë duhet të shkoj nga skena. Le të jetë kjo një viktimë e parëndësishme, por viktimë. E pezulloj vetveten si personalitet publik”, shkruan vetë Bekim Fehmiu në autobiografinë e tij, një pjesë e së cilës është përfshirë në monografinë e gazetarit Fahri Musliu. Më poshtë kemi shkëputur vendimin e Fehmiut për të braktisur jetën publike.

AFËR ÇMENDJES

Veç në reprizën e parë shfaqja me të madhe pëlcitëse, krahas gjithë mundit të drejtoreshës sonë teknike, Zagorka Buloviq… Repriza e dytë. Shfaqja edhe më tepër u çakordua. Nuk ngjan më në premierën as për së afërmi. Jam i tmerruar. As punën time nuk po mund ta kryej njerëzishëm. Për mua publiku gjithmonë ka qenë i shenjtë. Atij ia kam falur kohën time të punës. Pëlcita. E marr vendimin më të dhimbshëm, më drastik në jetë. E braktisi Leninin dhe Stalinin tim. Kurrë më këmba ime nuk do të shkelë në dërrasat e teatrove të Beogradit. Mira Radosheviq më luti të jap një intervistë për gazetën “Politika”, menjëherë pas shfaqjes, dhe e botoi me titullin: “Kush e ka parë, e ka parë!”.

Më pyeti si po ndihem. Iu përgjigja: “Po ndihem si Hamleti, kur thotë “O botë, o turp, pse kam lindur të të ndreq”. Po ndihem si “Afër çmendjes” së Miroslav Krlezhës, po ndihem si “Njeriu këndon pas luftës”, i Dushan Vasiljevit, i cili vjershën e përfundon: “Unë kam dëshirë për ajër, dhe pak vesë Telefoni kumbon. Lajmërohen të njohurit e të panjohu të bardhë të mëngjesit, tjerat juve në nderë”. Jasmina Lekiq në “TV Revija” shtron pyetje: “Kush ka të drejtë që dashamirësve të teatrit t’ua shkurtojë kënaqësinë t’i shikojnë kreacionet e Bekim Fehmiut?”.

Telefoni kumbon. Lajmëro hen të njohurit e të panjohurit rit. Thirrin nga “Trigllavi deri në Gjevgjeli”. E miratojnë gjestin tim dhe më përgëzojnë. U përgjigjem: “Ju faleminderit, por nuk jam kurrfarë heroi. Nëse mendoni atë që po e thoni, bëni edhe ju të njëjtën. Është çasti i fundit! Përndryshe, na mori djalli!”. Pakujdesi ndaj shfaqjes ishte në realitet pika e fundit në gotën e mbushur. Ai ishte shkrepës, pasojë. Gjithçka m’u grumbullua. Nuk munda më të duroj përgjysmimin tim në pyetjet që më mundonin. Kush i ka kuptuar citatet e përzgjedhura, ka kuptuar. Nuk kam mundur më ta duroj as kryqëzimin në kryq të popullit tim si Prometeun në shkëmb, por edhe vetë nisa të ndihem ashtu. Unë duhet të shkoj nga skena. Le të jetë kjo një viktimë e parëndësishme, por viktimë. E pezulloj vetveten si personalitet publik. E fjala për aktorin është gjithçka. Tjerat janë heshtje.

ALMA MILE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura