VIDEO/ Bekim Balaj shënon dopietë për Rijekën, takimi ndaj Zagrebit përfundon 3-3

Jul 26, 2015 | 22:36
SHPËRNDAJE

Bekim Balaj
Bekim Balaj

Sulmuesi shkodran i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj ka realizuar dopietë për Rijekën ndaj NK Zagreb brenda 9 minutave.

Për vendasit shënoi dopietën barazuese Boban, ndërsa për golin e avantazh ka menduar Krovinoviç.

Por nuk ka vonuar kundërsulmi i miqve, të cilët arrijnë të barazojnë shifrat 3 me 3 me anë të Bezjak.

Nuk kanë mjaftuar as minutat shtesë për të ndryshuar rezultatin, i cili mbetet 3-3.

Dhe pse skuadra e Balajt dhe Roshit luajti me 10 lojtarë 11 minutat e fundit të lojës pas ndëshkimit me të kuq të Radoseviç (79′).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura