“Bëj sevap se gjynah, femër”- Donja Mema tregon çfarë i ndodhi kur e ndaloi polici: Një burrë rreth 40-vjeç …

May 28, 2020 | 15:24
SHPËRNDAJE

Dojna Mema ka ndarë me ndjekësit e saj një situatë shumë të çuditshme.

Ajo tregoi se ndërsa po udhëtonte me makinë e ndaloi polici pasi shkeli rregullat e qarkullimit rrugor.

Por një burrë rreth 40-vjeç ndërhyri duke i kërkuar policit që ta falte duke bërë sevap pasi është femër.

“Situatë reale! Më ndalon polici se u futa gabim dhe një burrë tek të 40-tat, shumë seriozisht i thotë: Bëj sevap se gjynah, femër,”- shkroi Dojna.

Moderatorja është shumë e hapur me ndjekësit e saj në rrjetet sociale dhe flet për shumë tema, madje duke thyer edhe tabu.

Pak kohë më parë, ajo u vendos në qendër të vëmendjes pasi publikoi në rrjetin social një foto me organin gjenital të femrës jashtë.

Por Dojna nuk shprehu aspak pendesë pavarësisht kritikave duke thënë se: “Nuk mendoj se kam thyer tabu, dhe nuk ishte ky qëllimi. Pa dashur kam nxjerr në pah egërsinë, mllefin, ligësinë dhe injorancën e disave. Kemi shumë përpara.”

Së fundmi moderatorja zhvilloi një miniintervistë me ndjekësit ku u përgjigj hapur rreth pyetjeve që i drejtonin.

Një prej ndjekësve e pyeti se sa ndikon suksesi i saj në karrierë në zgjedhjen e një mashkulli. Dhe moderatorja u përgjigj se nuk ndikon aspak sepse kërkon partner jete dhe jo biznesi.

“Unë do të zgjedh partner jete, jo partner biznesi që të më duhet CV-ja,”- shkroi Dojna.

Ndërsa një tjetër ndjekës ishte kurioz të dinte se cila do isha gjëja e parë që ajo do bënte nëse do ishte mashkull.

“Do bëja çiçin,”– u përgjigj moderatorja.

/Panoramaplus.al

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura