“Bëj seks me prostituta, s’i rezistoj dot”- Tradhton nënën e dy fëmijëve të tij, 44-vjeçari i penduar kërkon “shpëtim”: Nuk kryej marrëdhënie me gruan prej vitesh, por…

May 2, 2022 | 16:03
SHPËRNDAJE

“Pavarësisht se jam i martuar me një grua të bukur, prej vitesh shkoj me prostitute”, tregon për The Deidre një 44-vjeçari.

Ai u shpreh se të gjithë e mendojnë si një djalë të sjellshëm, por në të vërtetë, shton ai “jam mashtrues”.

prosituta

Rrëfimi i plotë:

Bashkëshortja ime është 40-vjeçe dhe ne kemi gati 12 vite të martuar. Kemi 2 vajza, 8 dhe 6-vjeçe. Bashkëshortja ime është kaq e kujdesshme dhe nënë e mrekullueshme, se di pse e bëj këtë.

Pse po rrezikoj gjithçka?

Është sikur mërzitem kur kam shumë kohë të lirë. Si shumica e djemve, shikoj herë pas here pornografi, por nga aty përfundoj në faqet e internetit të prostitutave, duke kërkuar lidhje të rastësishme. Jam munduar ta lë pas të kaluarën, sidomos kur isha i fejuar dhe më pas i sapomartuar.

Fëmijët tanë lindën shpejt dhe s’bënim më seks. Ndoshta kemi bërë dashuri, 2 ose 3 herë në pesë vite.

Zakonisht jemi të lodhur, ose nuk është kurrë koha e duhur. Nuk kemi ndarë shtratin prej vitesh.

Gjatë kësaj kohe, dëshira për të shkuar me eskorta u rrit dhe s’kam mundur ti rezistoj. Kam bërë vetëm seks oral dhe të pambrojtur.

Kam shkuar me dhjetëra vajza të ndryshme gjatë 7-8 viteve të fundit. Por i kam thënë vetes që “kurrë më”, dua vërtet të ndryshoj. Nuk i dua më këto gra në jetën time, ndihem i turpëruar.

Se di nëse është varësi, por dua të bëhem një burrë i mirë dhe bashkëshort i duhur.

prosituta2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura