“Bëj sauna pas sportit”- Meta sqaron foton ku shfaqet me kapuç në Gjirin e Lalzit. Hedh poshtë akuzat për takime me subjekte të OFL

Apr 21, 2021 | 12:35
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të një foto në media ku ai shfaqet me kapuç në Gjirin e Lalzit, ndërsa hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit Rama se është takuar me subjekte të OFL-së.

Kreu i shtetit tha se nuk takohet me njerëz në kërkim dhe me dy tre emra të cilët Rama i bëri kryebashkiakë në të gjithë Shqipërinë.

“Ai që ta ka thënë ty këtë gjë të vijë këtu tani te unë. Kam kaq muaj që e pres kryeministrin të vijë të ma thotë, apo të vijë ndonjë ministër i Brendshëm apo drejtor Policie që mund tia ketë thënë atij.

E dyta unë e përdor kapuçin sepse bëj edhe çik sauna, pasi bëj sport bëj edhe cik sauna. Edhe kur frynë erë, në Gjirin e Lalzit fryn erë, pro edhe këtu kur bën ftohtë jam i detyruar të dal të lëviz, kjo është arsyeja. Kishte ndonjë problem tjetër. Sa i takon personit, të vijë kryeministri këtu edhe të na i tregojë. Ata të Kavajës janë personat në kërkim të OFL-së”, tha Meta.

Akuzës së Ramës se takohet me subjekte të OFL-së kreu i shtetit iu përgjigj: “Unë takohem me gjithë Shqipërinë, por jo me njerëz në kërkim me dy tre emra të cilët ai i bëri kryebashkiak në Kavajë dhe gjithë Shqipërisë. Takime me subjekte të OFL-së? Zero. OFL do filloj punën me ritëm të paparë në 26 prill. Të jeni të sigurt, Asnjë ligj i reformës në drejtësi nuk do preket, që ti japim një lajm të mirë Edi Ramës, se e ka merak ai”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura