“Bëj kujdes, sepse unë të vëzhgoj”- Eduart Ndocaj për bashkëshorten: Ka “katër” sy…

SHPËRNDAJE

“Shko, por mos provoko”, ishte kjo porosia që i dha Valentina, bashkëshortit të saj, ish-deputetit  Eduart Ndocaj përpara se ky i fundit të bëhej pjesë e spektaklit “Dance With Me”,

I ftuar në emisionin “Rudina”, së bashku me partneren e tij në kërcim Kejvina Kthella, ish-deputeti tha se kur kishte marrë ftesën për të qenë pjesë e spektaklit, Ndocaj i kishte vënë një kusht regjisores Vera Grabocka.

ndocaj_me_gruan

“E kishim kusht me Vera Grabockën në fakt që ta bindte nusen ajo. Ia dhashë unë kusht Verës, që nëse e bind unë vij. Dhe patëm një drekë dhe arriti ta bindi. Porosia e saj ishte: Shko, por mos provoko”.

“Nuk i kam sjellë pak probleme në fakt. Natën e dytë duke ngritur atë vajzën (balerinën) mbi sup, këputa pak mish. Nuk arrita të bëj prova dhe ika në Itali, ndenja deri të dielën. I thashë nuses, më fërko. Po tha, të këpusin shpinën vajzat e Klanit, e do të të fërkoj unë? Gjithsesi arriti të më shërojë“, tregoi Ndocaj.

Ndërkohë, zonja Valentina në një video mesazh të përcjellë në studion e “Rudina”, uroi dyshen për kupën që rrëmbyen të hënën e shkuar në spektakël, ndërsa nuk la pa i kujtuar se e ndjek gjatë gjithë kohës.

“Mirmëngjes shpirt. U gëzova shumë për çmimin që morët mbrëmë. Ju meritoni kaq edhe më shumë. Ishte një 10 e merituar, të përqafoj. Bëj kujdes, sepse unë të vëzhgoj”.

“Ka 4 sy“, tha me humor Ndocaj.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.