Bëhuni doktor i vetës, një ushqim për çdo problem të pjesës intime

Jun 7, 2018 | 22:11
SHPËRNDAJE

Ushqime të caktuara na shkëlqejnë lëkurën nga brenda- jashtë, disa ushqime të tjera ushqejnë flokët, e disa të tjera duhet t’i hamë sepse thjesht i bëjnë mirë vaginës suaj. Për çdo problem shëndetësor ekziston një ushqim që lehtëson simptomat dhe Living do i listojë të gjitha më poshtë vagginana
Infeksionet e traktit urinar
Çaji jeshil
Lëngu boronicave është gjithashtu i rekoandueshëm, por duke qenë i pasur me sheqer nuk do të ishte zgjedhja juaj e parë.
Për infeksionet vaginale
Një vaginë e shëndetshme është shtëpia e lactobacillus, një lloj bakteri i mirë që ndihmon indet tuaja të ruajnë një nivel të shëndetshme pH. Përdorimi i antibiotikëve, menopauza, diabeti apo edhe terapite hormonale çekuilibrojne mjedisin e bakterve te shëndetshme dhe na vendosin në rrezik.
Fatmirësisht, duke ngrënë ushqime të pasura me probiotike si kos i thjeshtë, lakër turshi mund të rivendosim ekuilibrat midis baktereve të shëndetshme dhe atyre jo të shëndetshme.

Për dhimbjet e periodave provoni ushqimet e pasura me acidet yndyrore omega 3.
Përdorni më shumë ushqime të pasura në hekur, si mishin, bukën integrale dhe drithërat e perimet. Vitamina C ndihmon për asimilimin e hekurit që nuk merret nga mishi, kështu që është mirë të pini një gotë me lëng portokalli, në rast se konsumoni ushqime të tjera të pasura në hekur si dhe evitoni përdorimin e çajit, kafesë apo pijeve të lehta me gaz gjatë ngrënies: ato mund të pengojnë asimilimin e hekurit.
Mundohuni të shmangni kafeinën gjatë atyre ditëve
Sigurohuni që ushqimet që konsumoni mos të jenë shumë të kripura. Kjo gjë përkeqëson dhimbjet e barkut.
Hani çokollatë të errët. Përveçse ka shije të mirë çokollata e zezë përmban magnez, i cili qetëson dhimbjet e barkut.
Pini çaj me xhinxher
Për thatësinë vaginale konsumoni dajth tofu, bishtaja dhe barbunja.
Për më shumë kënaqësi në shtrat provoni këto ushqime
Ushqime afrodiziake
Asparagu
Selinoja
Qitrot
Çokollata e zezë
Xhenxhefili
Shafrani
Karafili
Korianderi/ LIVING

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura