“Bëhesh keq kur të ndërron prefiksi?”/ Ja si iu përgjigj ndjekëses Fiori Dardha. Moderatorja flet edhe për “intrigat” pas dyerve të televizionit

Sep 13, 2021 | 19:50
SHPËRNDAJE

Fiori Dardha i ka kushtuar pak kohë ndjekësve të saj në Instagram, për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje që do t’i bënin. Moderatorja ka treguar se nuk e ka aspak kompleks të flasë për moshën e saj.

fiori dardha (4)

“Bëhesh keq kur të ndërron prefiksi?”, e pyeti një ndjekëse, së cilës Fiori iu përgjigj: “Keq?! Aspak! Nuk kam komplekse të kësaj natyre!”.

Në një Instastory tjetër, Dardha publikoi një foto të vetes të realizuar gjatë festës së fundit të ditëlindjes që ka festuar, krahas së cilës zbuloi se është 41 vjeç.

fiori dardha (3) fiori dardha (8)

Ndër të tjera, Fiori u pyet edhe për jetën profesionale, ku një ndjekëse i shkroi: “Ka intriga në televizione?”.

“Pyetje është kjo?! Ja për shembull: ti mund të jesh duke bërë grimin për të regjistruar programin që të është besuar, ndërkohë që një rivale (që insiston të të marrë projektin), përdor miqtë e saj nëpër portale për të publikuar tituj që të të prishë terezinë. ‘Kush do ta prezantojë këtë projekt Filania, apo Fistekja?’. Vjen një moment që mësohesh me këto paçavure dhe vetëm qesh me tentativat e tyre të dëshpëruara!”, u përgjigj Dardha.

fiori dardha (5)

Si janë kolegët në televizione? Ka miqësi të vërtet?”, e pyeti një tjetër, së cilit gazetarja iu përgjigj:

Në televizion i ke të gjithë miq, për aq kohë sa nuk të shohin si konkurrent! Nëse ndiejnë se mund t’i eklipsosh, kthehen në hiena!”.

fiori dardha (10)

fiori dardha (2) fiori dardha (11) fiori dardha (7) fiori dardha (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura