“Bëhesh e bezdisshme me…”/ Arbana Osmani nuk ia përton një përgjigje ndjekëses pas kritikave në Instagram

Sep 17, 2021 | 13:01
SHPËRNDAJE

Arbana Osmani po përgatitet dita-ditës për “Big Brother VIP”, i cili do të nisë transmetimin më 1 tetor. Moderatorja ka postuar disa foto ose video në llogarinë e saj në Instagram për të gjithë ndjekësit që janë kuriozë të dinë se çfarë do të ndodhë me spektaklin e madh që rikthehet pas shumë vitesh mungesë.

arbana osmani (4)

Ditën e djeshme, Osmani publikoi një video, me anë të së cilës tregonte se spektakli do të fillojë në tetor dhe krahas tij shkroi: “Ky ‘Big Brother VIP’ do të jetë flakë”.

Mes komenteve të shumta që mori, Arbana vuri re se një ndjekëse i kishte shkruar: “Thjesht bëhesh e bezdisshme me këto reklama pa lidhje, se do fillojë ‘Big Brother’ e kemi marrë vesh, u bë kohë, janë shumë acaruese këto reklama 10 sekonda”.

Moderatorja vendosi t’i përgjigjej publikisht, duke i shkruar: “Është puna ime dhe më pëlqen shumë, po shumë fare”.

arbana osmani

Në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në Instagram, para pak ditësh u publikua videoja e një prej konkurrenteve, e cila shfaqej para kamerës me kurriz dhe e veshur më një fustan të ngushtë pas trupit.

Ajo pozoi duke mbajtur me duar flokët e zeza me balluke, dhe më pas i lëshoi ata, ndërsa u sigurua të mos e zbulojë identitetin.

arbana osmani (6)

Megjithatë, në mediat rozë përflitet se brunja misterioze është këngëtarja Semi Jaupaj. Ndërsa një emër tjetër që mendohet se do jetë pjesë e spektaklit është këngëtarja Sheila Haxhiraj. Por ende nuk ka asnjë një konfirmim zyrtar apo reagim nga ana e dy artisteve.

arbana osmani (5) arbana osmani (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura