Begaj, Vuçiç dhe Osmani takohen në Shkup/ Samiti i Bërdo-Brionit mblidhet për Integrimin

Sep 11, 2023 | 10:26
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme, në Shkup do të mblidhen liderët e Ballkanit Perëndimor, në samitin e radhës së Bërdo-Brionit.

Samiti berdo-Brion

Gjatë këtij samiti, i cili punimet e tij, i ka nisur që prej 2010-ës, shtetet pjesëmarrëse pritet të ‘riafirmojnë angazhimin për forcimin e bashkëpunimit rajonal, zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe përparimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian’.

Në këtë takim, i cili organizohet nga tri vendet si Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroaciam sipas kabinetit të presidentit maqedonas, marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani; presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj; ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç; presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar; presidenti i Kroacisë Zoran Millanoviç, anëtarët e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiç, Denis Beqiroviç dhe Zhelka Cvijanoviç dhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç.

“Në fokus të takimit të sivjetshëm të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni në Shkup janë Integrimi evropian dhe zgjidhja e çështjeve të hapura në fokus të samitit të Bërdo-Brionit në Shkup, ndryshimet klimatike dhe emigracioni i të rinjve”, thuhet në komunikatën e Presidencës maqedonase.

Kujtojmë se, procesi i Bërdo-Brionit është një nismë sllovene-kroate, e ndërmarrë në vitin 2010 nga Borut Pahor, asokohe kryeministër i Sllovenisë. Qëllim i saj është forcimi i besimit të ndërsjellë në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi më i shpejtë i këtij rajoni në BE.

Ndërkohë, të dielën, presidenti maqedonas, Pendarovski, kishte organizuar të dielën një darkë për presidentët e shteteve pjesëmarrëse me përjashtim të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili pjesëmarrjen e kishte paralajmëruar për të hënën, ditën e mbajtjes së samitit. Sa i përket këtij vit, udhëheqësit e shteteve të procesit Bërdo-Brioni takohen të paktën.

Ndërsa në samitin e vitit të kaluar, që u mbajt në Bërdo të Sllovenisë, pjesë e konkluzioneve të miratuara ishte thirrja drejtuar Bashkimit Evropian që t’i ofrojë Kosovës liberalizimin e vizave, ndërsa Bosnje e Hercegovinës statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në bllokun evropian.

Kujtojmë se vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2024, ndërsa Bosnje-Hercegovina e ka marrë statusin e vendit kandidat në dhjetor të vitit të kaluar. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë gjithashtu edhe në ceremoninë e përurimit të bustit të Shën Terezës, në hapësirën e Ambasadës së Kosovës në Shkup. Sipas zyrës për media të saj, ky organizim mbahet në orën 18:00.

Në këtë ceremoni do jenë të pranishëm edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe ai i Shqipërisë, Bajram Begaj. Samiti i Brdo-Brijunit është një organizim shumëpalësh vjetor në Ballkanin Perëndimor, e iniciuar në vitin 2013 nga presidenti slloven Borut Pahor dhe ai kroat Ivo Josipoviç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura