Befason Veseli, merr përsipër Tean në gjithçka, pushimet e para çift në Turqi

Aug 30, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

tea
Tre muaj pasi loja e “Big Brother 8” ka përfunduar i kanë shërbyer Veselit që ta njohë më shumë Tea Zhulin, me të cilën ka kaluar pushimet e para çift në Turqi këto ditë të fundit të gushtit. Çifti është relaksuar në Alanya për disa ditë, nga ku kanë postuar herë pas here foto të tyre nga pushimet, të cilat i kaluan vetëm për vetëm në intimitet me njëri-tjetrin.

Nuk kanë munguar fotot që Veseli ka shkrepur nga dhoma e hotelit, ku aparatin e kishte fokusuar te një shishe alkooli dhe te Tea, e cila ndodhej e shtrirë në krevat.

000
“Gjithçka çfarë më duhet për pushime i kam këtu”, kanë qenë pak a shumë fjalët e Veselit për të ilustruar atë foto. Miq të afërt të tyre kanë treguar se ai e ka marrë përsipër Tean këto kohë, e cila pas kthimit nga Italia, ende nuk ka gjetur një punë. Ajo po jeton në Tiranë aktualisht, ku pritet t’i bashkohet edhe Veseli, të cilit flitet se i është bërë një ofertë nga Vera Grabocka për të qenë konkurrent i spektaklit “Dance with me”.

Nga ana tjetër, Tea ka deklaruar se qëllimi i saj është të nisë studimet fillimisht për stiliste, në një nga shkollat private të modës në Tiranë. Le të shohim nëse pas pushimeve, hapi tjetër që Veseli do të hedhë ndaj Teas do të jetë bashkëjetesa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura