Befason Jahmir Hyka, ish-mesfushori i Kombëtares arrin akordin me skuadrën e…

Aug 14, 2020 | 17:46
SHPËRNDAJE

Jahmir Hyka do të vazhdojë karrierën në Kinën e largët. Ish-mesfushori i Kombëtares, pasi mbylli aventurën në kampionatin izraelit, tashmë ka arritur akordin me skuadrën e Guizhou Hengfeng-it.

hYKA

Lajmi konfirmohet nga mediat kineze, teksa “sohu.com”, raporton se shtatshkurtri kryeqytetas ka aplikuar për vizë dhe pritet që shumë shpejt t’i bashkohet skuadrës së re, e cila militon në ligën e dytë kineze dhe ka si synim ngjitjen në elitën e futbollit kinez.

Skuadra e re e futbollistit shqiptar, u rendit në vendin e tretë sezonin që sapo u mbyll, ndërkohë që për sezonin e ri ambiciet janë të qarta.

Hyka

32-vjeçari ka një CV tepër të pasur për sa i përket të kaluarën, teksa ka qenë pjesë e Rosenborg, Olimpiakos, Tirana, Mainz, Panionios, Luzern, etj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura