Befason i dashuri i Genta Ismajlit, bën simbolin e shqiponjës dhe thotë jam …

Mar 7, 2020 | 9:33
SHPËRNDAJE

Genta Ismajli prej disa muajsh është në një lidhje me biznesmenin turk Usta.

Çifti duket se janë shumë të dashuruar më njëri-tjetrin dhe së shpejti do kurorëzojnë lidhjen në martesë.

Dhe pavarësisht se janë të dy kombësive të ndryshme, kjo nuk i ka penguar ata për të qenë bashkë.

Para disa kohësh, Usta na tregoi që kishte filluar të mësonte disa fjalë shqip.

Ndërsa tani biznesmeni turk me anë  të një foto në Instagram zbuloi se e do shumë vendlindjen e partneres së tij.

“Jam zyrtarisht kosovar,”- shkroi në imazhin e tij përkrah Gentës, ku bën edhe simbolin e shqiponjës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura