Befasia në Spanjë, arbitrat masakrojnë Realin e Barcelonën. Edhe VAR-i…

Oct 27, 2019 | 10:46
SHPËRNDAJE

Reali i Madridit dhe Barcelona janë duke kaluar një fillimsezon të komplikuar. Në nëntë javët e para të kampionatit spanjoll kanë lënë rrugës respektivisht nëntë dhe 8 pikë.

real madrid barcelona

 Si të mos mjaftojnë problemet në sulm dhe në mbrojtje për të dyja ekipet, edhe vendimet e arbitrave nuk kanë qenë në favorin e tyre. Dy ekipet gjigante në Spanjë, të cilat gjithmonë kanë pasur etiketën si skuadrat që ndihmoheshin nga arbitrat, këtë vit janë më “të ndëshkuarat”. Edhe pse Getafe është skuadra me më shumë kartonë të verdhë në La Liga (32), Barcelona është ajo që është ndëshkuar më shumë për protesta për vendimet e arbitrave. Katalanasit kanë marrë 7 kartonë për protesta, diçka që duket e ekzagjeruar.

Nga ana tjetër, Reali i Madridit në këtë aspekt ka marrë vetëm një karton. Por të dyja ekipet janë ato që udhëheqin renditjen për kartonë të kuq në këtë sezon. Araujo, Dembele dhe Lengle janë përjashtuar gjatë ndeshjeve, po ashtu si Modriç, Odriozola dhe Bejl. Edhe Betisi, ashtu si Reali dhe Barcelona, ka marrë tre kartonë të kuq.

PA PENALLTI – Në aspekte të tjera për të zbuluar faktin që skuadrat nuk kanë qenë të favorizuara nga arbitrat, janë penalltitë. Reali i Madridit, Barcelona, Espanjoli dhe Sevija janë katër skuadrat e vetme në kampionatin spanjoll që nuk kanë fituar asnjë penallti në favor. Valencia është e para me 5 penallti të akorduara. Për sa i përket VAR-it, ai ka ndërhyrë më shpesh kundër Realit të Madridit dhe Barcelonës sesa në favor të tyre. Në rastin e Barcelonës, VAR-i është futur për të konsideruar një gol të rregullt të Gameiros, i cili ishte anuluar për pozicion jashtë loje.

Rasti i dytë është penalltia e akorduar kundër Barcelonës për një prekje të topit me dorë nga Vidal me dorë. Në ndeshjet e Realit të Madridit, VAR-i ka ndërhyrë 4 herë. Një herë ka anuluar golin e Braisit për pozicion jashtë loje të Aspas, pastaj për të përjashtuar Modriçin me karton të kuq. Kroati bëri një ndërhyrje të ashpër në këmbët e Denis Suarezit. Dy rastet e tjera kanë qenë një kundër Vijarealit, për të akorduar një gol të Gerard Morenos, dhe tjetra kundër Osasunës për të anuluar golin e Joviçit për pozicion jashtë loje.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura