Beckham: Sir Ferguson më detyroi të rruaja kokën në WC-në e stadiumit (FOTO)

Feb 26, 2015 | 14:09
SHPËRNDAJE

Ylli i futbollit anglez dhe atij botëror, David Beckham është detyruar t’i presë ‘zero’ flokët përpara përplasjes Manchester United kundër Chelsea në vitin 2000.

David Beckham, modeli i flokëve para ndeshjes

David ka zbuluar se Sir Alex Ferguson e ka detyruar atë që të rruajë stilin e famshëm ‘MOHAWK’, në WC-të e stadiumit “Wembley”.

“Unë isha në dhomën e veshjes, një orë para ndeshjes kur Sir Alex Ferguson e pa këtë (modelin e flokëve) dhe më bëri të rruhem”, kujton Beckham, raporton “Mirror”.

“Unë i thashë jo në fillim dhe pastaj kur pashë ndryshimin e fytyrës së tij…shkova dhe u rruajta në tualet. Ai ishte shumë i rreptë”, tha Beckham.

“Ishte në lojë reputacioni i klubit, ai donte që të gjithë lojtarët të duken profesionist…”, shton ish-futbollisti.

Beckham pasi rruajti ‘zero’ flokët

Ndërkohë, Beckham këmbëngul se Sir Alex ishte si një baba për të gjatë kohës së tij në United.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura